Paralajmërimet e rënda për Kosovën në 2019, Thaçi në kafene, Vuçiq nuk lë gur pa lëvizur kundër Kosovës!

Aktuale

Paralajmërimet e rënda për Kosovën në 2019, Thaçi në kafene, Vuçiq nuk lë gur pa lëvizur kundër Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:50
Presidenti Thaç në darkë

Analisti politik, Agron Halitaj e ka komentuar darkën e mbrëmshme të krerëve të PDK-së, ku morri pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Halitaj, përmes një postimi në Facebook, duke folur për këtë takim, ka rrëfyer për një tregim të Fan Nolit.

Halitaj, shprehet se viti 2019 sipas paralajmërimeve do të jetë vit i rënd për Kosovën, ndërsa shton se presidenti i vendit nuk u ndahet kafeneve, ndërsa homologu i tij serb, nuk lë gur pa lëvizur për ta dëmtuar shtetin e Kosovës.

Ky është shkrimi i Agron Halitaj:

Kur e sheh presidentin e shtetit me pjatat e mbushura me mish në ndeja private, të shkon mendja te Fan Noli. Me sensin e humorit që kishte për t’i shpjeguar ngjarjet që kishte përjetuar, ai arrinte të shpërfaqte mrekullisht mentalitetin e popullit dhe të prijësve të tyre. Në një fjalim që kishte mbajtur në vitin 1963 në kishën “Shën Gjergji” në Boston të SHBA-ve, Noli rrëfente se si njëherë kur kishte shkuar në Shqipëri e kishte marr një fyell me vete. Dhe kur kishte mbërritur në mëmëdhe, ishte futur në një kafene. Aty kishte nisur të bënte muhabet me një të ri. E kishte pyetur se si shkojnë punët në Shqipëri. Djaloshi ia kishte kthyer: Keq, e si mos më keq! Po, pse?, kishte pyetur sërish Noli. “E po, kur kryeministri i bie fyellit e Shqipëria digjet, bëje hesapin vet”, ishte përgjigjur i riu. Noli i bënte të qeshnin ata që e dëgjonin këtë rrëfim, por në të vërtetë rrëfimi i tij ishte më tepër për të qarë. Shqiptarët presin të tjerët t’ua zgjidhin telashet, thuajse u ka borxh e gjithë dynjaja. Të gjitha paralajmërimet janë se viti 2019 do të jetë një vit i rënd për Kosovën, ndërsa i pari i shtetit s’u ndahet kafeneve. Derisa homologu i tij serb nuk lë gur pa lëvizur për ta dëmtuar sa më shumë shtetin e Kosovës, Thaçi sillet bash si në kohen e Nolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat