Lavdërohen të kenë përfunduar 96 për qind të rasteve të korrupsionit

Aktuale

Lavdërohen të kenë përfunduar 96 për qind të rasteve të korrupsionit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:17
Këshilli Prokururial i Kosovës

(E plotësuar) - Gjatë vitit 2018, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka arritur që të përfundojë 96 për qind të rasteve të korrupsionit.

Kështu tha kryesuesi i këtij këshilli Blerim Isufaj, në konferencën e thirrur për media për fundvid.

Ai ka vlerësuar se gjatë vitit 2018, kanë arritur të përfundojnë më shumë lëndë se sa që kanë pranuar.

Isufaj: Janë zgjidhur 96 për qind e rasteve të korrupsionit

“Lëndë të pranuara të korrupsionit  janë 294 raste, përderisa ka trajtuar 281 raste, respektivisht, ka zgjidhur 96 për qind të rasteve të pranuara. Sa i përket krimeve ekonomike janë pranuar 301 raste dhe janë trajtuar 317, respektivisht janë zgjidhur 5 për qind më shumë lëndë se sa janë pranuar. Pra, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, ka përfunduar Isufaj.

Ndonëse pohon se ka pasur sukses në përfundimin e rasteve të korrupsionit, ende nuk ka pasur ndonjë person të profilit të lartë, i cili është arrestuar për këtë arsye. 

Isufaj: Unë nuk e çoj askënd në burg

“Së pari, ne nuk çojmë askënd në burg, ne akuzojmë dhe akuzat tona konsiderojmë se i kemi të bazuara. Ju e dini shumë  mirë, shumë herë unë gjithmonë kam thënë, nuk jam prej atyre që drejtoj gisht në dikë. Por, jam prej atyre, që them se prokurorët që i ngritin të gjitha, jo veç të korrupsionit, por edhe të lëmenjve tjerë, mirë ecin ato akuza. Nuk dua të diskutoj më, pse ata nuk shkojnë në burg”, tha ai.

I pyetur, se a e ka dëmtuar imazhin  dhe besueshmërinë ndaj këtij institucioni rasti  i ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili ishte deklaruar që gjatë punës së tij ishte penguar për hetimin e listave të fryra të veteranëve të luftës, Isufaj tha se i janë  mundësuar të gjitha kushtet e mundshme të punës këtij të fundit.

Isufaj: Ne ia kemi krijuar të gjitha kushtet e punës prokurorit Blakaj

“Nuk kam çfarë të komentoj. Ju duhet ta dini secili që ky rast ka filluar me iniciativën e kryeprokurorit të shtetit. Çfarë interesi kemi pasur ne për të dëmtuar një rast që vetë e kemi filluar, kush e ka denoncuar këtë, a e ka denoncuar dikush me kallëzim penal, apo e kemi nis vetë. Prandaj, nuk mund të them që është dëmtuar. Ne e kemi inkurajuar prokurorin, bile ia kemi krijuar krejt kushtet për punë. Edhe na e kemi dërguar, rasti është në gjykatë”, ka thënë ai.

Ndryshe, ish-prokurori Elez Blakaj kishte akuzuar kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufin se kishte ndërhyrë në këtë rast. Blakaj kishte thënë se Isufi kishte insistuar që nga lista e personave të përfshirë në fryrjen e listave të veteranëve të hiqej Rrustem Berisha. Por, një gjë të tillë ka mohuar Isufaj.

Duke folur për rekrutimin e prokurorëve, Isufaj tha se ky proces është monitoruar nga shoqëria civile dhe se rritja e numrit të tyre është një hap pozitiv për fushën e drejtësisë.     

Ai tha se përkundër se gjatë këtij viti kanë pasur rritje të buxhetit, ende mbetet sfidë për ta buxheti i pamjaftueshëm.

***

Këshilli Prokururial i Kosovës gjatë vitit 2018 ka arritur që të përfundojë 96 përqind të rasteve të korrupsionit.

Kështu tha kryesuesi i këtij këshilli Blerim Isufaj, në konferencën e thirrur për media për fundvit.

“Gjatë nëntë mujorit të këtij viti, janë 200 lëndë të korrupsionit, ku 96 përqind prej tyre janë zgjidhur”, tha ai.

Duke folur për rekrutimin e prokurorëve, Isufaj tha se ky proces është monitoruar nga shoqëria civile dhe se rritja e numrit të tyre është një hap pozitiv për fushën e drejtësisë.    

"Numri i prokurorëve është rritur për 45 për qind. Këshilli gjatë këtij viti ka përfunduar 4 procese të ndryshme të avancimit të prokurorëve", tha ai.

I pyetur se sa persona të profilit të lartë të akuzuar për korrupsion janë dënuar me burgim, Isufaj tha se nuk është dëshirë e tij të dërgojë askënd në burg, derisa refuzoi të flasë më tutje për këtë çështje.

Tutje ai tha se përkundër se gjatë këtij viti kanë pasur rritje të buxhetit, ende mbetet sfidë për ta buxheti i pamjaftueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat