Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për familjen e policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj.
Ndarja e këtyre mjeteve u bë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e cila edhe nisi me një minutë heshtje në nderim të policit Demaj.
Izet Demaj u vra dje në Istog nga grabitësi Kamer Metaj i cili poashtu mbeti i vdekur pas intervenimit të Policisë.