Kadri Veseli e pyet Murat Jasharin: Pse emri im gjendet në listën e ‘Syrit të Popullit’

Aktuale

Kadri Veseli e pyet Murat Jasharin: Pse emri im gjendet në listën e ‘Syrit të Popullit’

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:39
Kadri Veseli

Gjatë seancës së sotme gjyqësore ndaj pjesëtarëve të organizatës ‘Syri i Popullit’, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte në cilësinë e dëshmitarit, ka folur ashpër për këtë organizatë.

Në video shihet teksa Kadri Veseli i shtron pyetje Murat Jasharit pse emri i tij ishte i përfshirë në listën e organizatës “Syri i Popullit” për likuidim dhe përgjigja që i jep Murat Jashari.

Më herët, Veseli e kishte quajtur organizatën ‘Syri i Popullit’ si “krahu i armatosur i Vetëvendosjes”.

Më herët, dëshminë e ka dhënë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat