Gruaja e Agim Ramadanit: Izet Demaj na dëshmoi se ka akoma djem që i dalin zot atdheut

Aktuale

Gruaja e Agim Ramadanit: Izet Demaj na dëshmoi se ka akoma djem që i dalin zot atdheut

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:24
Agim Ramadani

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadanit, Shkuria, po qëndron në shtëpinë e policit të vrarë Izet Demaj. Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, familja Demaj po pret për ngushëllime njerëz të shumtë, djali i tyre ra në detyrë si polic i Kosovë.

Shkuria tha se ish-ushtari i UÇK-së, Izet Demaj na dëshmoi edhe njëherë që djemt më të mirë i dalin zot atdheut. Ajo e kujtoi edhe kohën kur Demaj luftoi për Kosovën.

Në shtëpinë e policit të vrarë po qëndron edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni. Ai tha se policin e ka njohur në ditët e para të luftës në Koshare.

Polici Izet Demaj, ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Ai u qëllua me armë zjarri derisa po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët, e dje të gjithë krerët e shtetit kanë reaguar, duke e cilësuar Izet Demajn si hero të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat