Thaçi ndër 9 kokat më të rëndësishme botërore, Ahmeti: Edhe djathët kundër opozitës në Kosovë e pro tij!

Aktuale

Thaçi ndër 9 kokat më të rëndësishme botërore, Ahmeti: Edhe djathët kundër opozitës në Kosovë e pro tij!

Nga: A.Zh Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Shkrimi i "Blick"

Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick“, në një analizë të bërë, ka renditur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, në mesin e nëntë liderëve më të fuqishëm të botës për vitin 2019.

“Blick” shkruan se në dhjetor Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së Kosovës, derisa Serbia që asnjëherë nuk e ka pranuar Kosovën u tërbua.

Sipas gazetës, viti 2019 do të jetë detyrë e Thaçit që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër në 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me nguti, gjithashtu erdhi deri te fjalosjet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të  ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin”, ka shkruar “Blick”.

E duke komentuar këtë lajm, opinionisti Xhemal Ahmeti, ka ironizuar, duke thënë se edhe zviceranët “janë kundër opozitës në Kosovë e pro Thaçit”.

“Thaçi ndërmjet 9 kokave të rëndësishme botërore për vitin 2019, sipas gazetës BLICK të Zvicrës. Edhe këta djathët si duket janë kundër opozitës në Kosovë e pro Thaçit, phi bre”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat