Mbi 13 mijë euro janë mbledhur nga iniciativa në Facebook për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj

Aktuale

Mbi 13 mijë euro janë mbledhur nga iniciativa në Facebook për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
Izet Demaj

Më shumë se 13,000 euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, në Istog.

Nisma ka filluar në Facebook derisa aty synohet të mblidhen 20 mijë euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit të vrarë ditë më parë.

“Ju lutemi të gjithëve me vullnet të mirë që të solidarizohemi për mbledhjen e sa më shume fondeve dedikuar familjes së Izet Demaj”, thuhet aty.

Iniciativa është nisur nga një qytetare në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat