Ish-ushtari i UÇK-së jep alarmin: Gjysma e veteranëve të UÇK-së vuajnë nga sëmundje e pasoja lufte

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së jep alarmin: Gjysma e veteranëve të UÇK-së vuajnë nga sëmundje e pasoja lufte

Nga: N.H Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Ish-ushtari i UÇK-së dhe njëherësh edhe gazetar i luftës për Radio Kosovën e Lirë, Habib Zogaj, përmes një postimi në Facebook ka ngritur një shqetësim për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se veterani sot "jeton" me 170 euro, dhe se mbi gjysma e tyre vuajnë nga sëmundje e pasoja lufte.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Me shkas

NË ZËRIN E NDËRGJEGJËS
(për ata që kanë)

Brenda 2-3 ditësh shkuan edhe tre veteran (të vërtetë) të Fuftës së UÇK-së. Dje u përcoll për në amshim edhe Avdullah Bekolli. Bashkë me të mirin, të ëmblin e të sjellëshmin Avdullah (Dulla, siç i thonim), na shkoi edhe nga pak nga zemrat tona, shpirti ynë...
Ku desha të dal?

Veterani sot "jeton" me 170 euro. Mbi gjysma e tyre vaujnë nga smundje e pasoja lufte (sikurse edhe Dulla). Të tjerat nënkuptohen besoj, sepse rriskun e tyre e hanë dy-tre fishi i veteranëve të pa vërtetë. Thjeshtë e hanë ata që s'e meritojnë!

Kur do të godas në ndërgjegjen e tyre kjo e vërtetë? 

Kur do të vënë gishtin në tamth edhe disa nga "shokët tanë" që ranë në nivel të tillë për të cilin populli pëshpërit çdo ditë?!
Kur vall, kur do të jemi vetëm të vërtetë???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat