Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lirije Kajtazi, i ka reaguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Ajo ka thënë se Veseli ka nisur një furi sulmesh ndaj LDK-së, për ta refuzuar presidentin Hashim Thaçi, në procesin për ndarjen e Kosovës, përcjell Bota sot.
Sipas saj, Veseli nuk po KA kurajo që ta refuzoi haptas Thaçin në veprimet e tij antikushtetuese, dhe nën “merakun” që LDK-ja nuk po i bashkangjitet marrëveshjeve historike, ai njëkohësisht e fton LDK-në dhe e fyen.
E gjithë fyerja ndaj partisë së saj, siç ka thënë deputetja Kajtazi, po bëhet me qëllim që LDK-së t’i mbetet faji që nuk po ndahet Kosova.
Postimi i saj i plotë:
Meraku i PDK që LDK të jetë pjesë e marrvëshjeve historike.
Jemi deshmitarë të një furije sulmesh ndaj LDK të bëra kryesisht nga Kadri Veseli kryetar i PDK. Ai ka zgjedhur me mjaft delikates një metodë perfide për ta refuzuar Presidentin Thaqi përmes LDK-së, në procesin për ndarjen e Kosovës të filluar nga ai.
Kadri Veseli si Kryetar i PDK-së dhe njëkohësisht i Kuvendit të Kosovës më mirë se çdo kush tjetër e di se bashkëpartiaku i tij Hashim Thaqi përmes procesit të ndarjes së Kosovës po tenton ta blejë lirinë e vet. Z. Veselit po i mungon kurajo që ta refuzoi haptazi Thaqin në veprimet e tija antikushtetuese, dhe nën “merakun” që LDK nuk po i bashkangjitet marrëveshjeve historike, ai njëkoësisht e fton LDK dhe e fyen. Natyrisht se ftesa bëhet formale, kurse fyerja me qëllim që LDK mos ta pranoj këtë proces dhe asaj t’i mbetet “faji” që nuk po ndahet Kosova.