“(Ri)bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ideali dhe interesi më vital shqiptar”

Aktuale

“(Ri)bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ideali dhe interesi më vital shqiptar”

Nga: N.H Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:33
Ballkani

Aktivisti i njohur i Lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë, Uk Lushi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, (ri)bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ideali dhe interesi më vital shqiptar.

Ai thotë se një komb shqiptar, unik dhe i tërë, do të jetë rezultati i vetëm i drejtë i historisë dhe legjitimitetit të vullnetit të lirë.

Ja shkrimi i tij:

(Ri)bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ideali dhe interesi më vital shqiptar. Asnjë veprim nuk mund bëhet dhe nuk do të ketë sukses pa e konsideruar këtë faktor dhe fakt. Individët, proponentët apo klanet eventuale kundër këtij rezultati të vetëm të pranueshëm, që për interesa meskine mundohen ta ndalojnë unifikimin e kombit shqiptar, do të humbin ndërsa procesi ka nisur të hyjë në fazën finale. Një komb shqiptar, unik dhe i tërë, do të jetë rezultati i vetëm i drejtë i historisë dhe legjitimitetit të vullnetit të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat