Haradinaj flet për vrasjen e Shkëlzenit: Luftuan edhe me thika

Aktuale

Haradinaj flet për vrasjen e Shkëlzenit: Luftuan edhe me thika

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për vrasjen e vëllait Shkelzen Haradinaj.

Ai ka treguar se në kohën e bombardimit të NATO’s Serbia kishte intensifikuar luftën në Kosovë.

“Te ne është intensifiku lufta në kohën e bombardimeve të NATO’s. E patën ashpërsuar luftën kundër nesh dhe kryesisht në Zonën e Dukagjinit”, tha Haradinaj.

“Kemi humb shumë njerëz në pranverën e 99’ës. I çelshim varret natën fshehtas që serbët mos me e ditë sepse i hapshin varret me e pa kush u vra’, shpjegoi ai.

“Gjatë periudhës që po flasim kam qenë vetëm 62 kg”, tregoi ai për vështirësitë e luftës.

Ai ka treguar se si Shkelzen Haradinaj ishte nisur për betejë dhe se si pas tij kishte shkuar edhe Daut Haradinaj dhe ai vetë.

“Dauti ka mbërri i pari në vendngjarje te SHkelzeni. Unë kam mbërri i treti”, tregoi Haradinaj.

“Shkelzeni e ka pasë një plumb në fytyrë dhe një copë të nofullës të hjekne. U shihke që lufta u zhvillu edhe me thika. Trupat e serbëve ishin aty’, tha Haradinaj.

‘E ka pasë një antiplumb dhe plumba anash. Nuk e dijmë sakt sepse e kemi varros me antiplumb. Ka qenë mesi i ditës dhe ne e kemi gjetur pa shenja jete”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat