Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur sot të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”.
Diana Krasniqi nga ky institut gjatë një konference ka dhënë gjashtë rekomandime sa i përket llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike.
Sipas saj, nga të dhënat e këtyre komunave vërehet se megjithëse është përmbushur buxheti i ndarë, ka pasur mangësi në investime kapitale.
“Kërkojmë nga kryetarët e komunave të zbatojnë dispozitën ligjore dhe të marrin masa disiplinore deri tek shkarkimet. Kryetarët të fuqizojnë rolin e auditorit të brendshëm. Kërkojmë që në kuadër të sigurimit të kontrollit të rritet angazhimi i auditmit të brendshëm për parandalim të problemeve të mundshme. Kërkojmë ndarjen e grandeve. Komisioni rregullimit publik të inicioj ndryshime ligjore për përmirësimin e sistemit aktual të prokurimit”, tha Krasniqi, duke rekomanduar Ministrinë e Financave të rishikoj politikat aktuale me qëllim të përmirësimit të pagesave dhe humbjes së parasë publike.
****
KDI paraqet raportin për menaxhimin e parasë publike.