Xhavit Haliti: Amerikës i thonë ‘jo’ vetëm budallenjtë

Aktuale

Xhavit Haliti: Amerikës i thonë ‘jo’ vetëm budallenjtë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 21:37
Xhavit Haliti

Veç budallenjtë do të kundërshtonin një marrëveshje Kosovë – Serbi të sjellë nga Shtetet e Bashkuara, sipas Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai në Rubikon u shpreh i bindur se nuk do të ketë kundërshtim të madh edhe nga opozita.
Madje, sipas tij, do të pranojnë të gjithë kur, siç tha ai, “të mbështeten për muri”.

“Mund të ketë budallenj, ka gjithkund budallenj, unë nuk do t’i thosha jo dhe është gabim sepse nuk mund të them veç mbështetje që e kemi si komb në përgjithësi dhe popull në Kosovë, por po besoj që nuk ka kurrfarë interesi Amerika që të kërkoj diçka që nuk është në interes. Tani çmim do të paguajmë të dyja palët. Natyrisht, diçka duhet të japim, tash nuk e di saktë. Jo të na kërkohet por do të vendoset dhe ne do ta nënshkruajmë vullnetarisht”, ka thënë ai.

Haliti thotë se Kuvendi i Kosovës, përfshirë edhe opozitën, do të pranojnë marrëveshjen finale, sido që të dizajnohet nga Shtetet e Bashkuara, meqë sipas tij, do të jetë fjala e fundit.

“Edhe opozita do të pajtohet dhe duhet pajtuar. Edhe ata kanë përvojën dhe nuk janë të pamençur. Po besoj që do të pajtohen të gjitha palët në momentin kur mbështeten të gjithë për muri. Kur mbështeten të gjithë për murri do të thotë kur ta sjellin letrën edhe të thonë merre ose le”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat