Kajtazi: Serbia po mundohet ta fusë në rinegocim çështjen e Kosovës

Aktuale

Kajtazi: Serbia po mundohet ta fusë në rinegocim çështjen e Kosovës

Nga: A.Sh Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:49
Takimi në Bruksel

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi shkruan se nuk ka të ndalur agresivitetit i Serbisë ndaj Kosovës, sipas formës ”Duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza”.

Sipas tij qëllimi i vetëm është që Serbia edhe një herë ta fusë në negocim çështjen e Kosovës, falë agjenturës masive që serbët kanë pasur të instaluar në Kosovë dhe ripërtirjes së agjenturës së re, siç po shihet ata ja dolën të aktualizojnë edhe një here ekzistencën apo jo të shtetit të Kosovës.

“Gjeni argatët. Në kushtet pas vitit 1999, aktivitetet subversive të Serbisë në drejtim të Kosovës sipas formës "Duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza" janë zhvilluar me intensitet të shtuar, dhe krejt me qëllim për të arritur në përfundim, që edhe një herë Serbia ta futë në negocim çështjen e Kosovës të humbur nga ndërhyrja e NATO-s me 1999. Falë agjenturës masive që serbët kanë pasur të instaluar në Kosovë dhe ripërtirjes së agjenturës së re, siç po shihet ata ja dolën të aktualizojnë edhe një here ekzistencën apo jo të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat