Çoviq: Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka më ‘karota’ për Prishtinën dhe Beogradin

Aktuale

Çoviq: Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka më ‘karota’ për Prishtinën dhe Beogradin

Nga: F. B. Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:48
Nebojsha Çoviq

Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka më karota që të ju ofroj Prishtinës a Beogradit, ndërsa Gjykata Speciale për krime të UÇK-së do të jetë presioni që të vazhdoj dialogu ka thënë Nebojsha Çoviq.

Ish- njeriu i parë i trupit koordinues për Kosovë, Çoviq ka deklaruar për media serbe se pa marr parasysh vrasjen e dëshmitarëve, NATO dhe KFOR-i kanë dokumentacion të bollshëm për procesimin e krimeve të UÇK-së.

Duke folur rreth shkuarjes së disa prej të akuzuarve dhe dëshmitarëve në Gjykatën Speciale në Hagë ka përkujtuar edhe në shkuarjen “pompoze” të Ramush Haradinajt në Hagë, kur pati shumë zhurmë e fjalë dhe në fund u lirua.

Sipas tij, aso kohe ishin vrarë shumë dëshmitarë, gjë që mund të ndodh edhe tash ka thënë Çoviq duke shtuar se megjithatë është ndryshe pas NATO dhe KFOR kanë sasi të madhe të dokumentacionit për krimet e UÇK-së në territorin e Kosovës që do mjaftojë për aktakuzë.

Në këto dokumente sqaron Çoviq në detaje janë përshkruar skemat e veprimit të aktiviteteve kriminale edhe drogës të udhëheqësve të UÇK-së dhe zonave që kanë mbuluar.

“Shifrës prej 11 të ftuarve në Hagë duhet shtuar edhe një 0 dhe të bëhet 110”, shprehet ai.

Në pyetjen a ka fakte nga ato dokumente për ngritjen të aktakuzave ai tha “Nëse ka drejtësi këtu nuk do të kishte problem, por siç po flitet në media se kush do të akuzohet dhe kush do të jetë vetëm dëshmitar, është i paqartë statusin të cilin kanë udhëtuar ata”.

Çoviq në përgjigje se kush fsheh statusin e të ftuarve ai nënvizon se këtë e bënë bashkësia ndërkombëtare, por jo se “ajo i do shqiptarët por se ajo është në interesin e saj”.

“Kjo Gjykatë Speciale do shërbej për presion në hapjen e dialogut Beograd - Prishtinë”, shtoi ai.

Sipas fjalëve të tij bashkësia ndërkombëtare vetëm koketon sepse nuk ka karotë për asnjërën palë as për Serbinë as për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat