Kosova hap ambasadë në Portugali

Aktuale

Kosova hap ambasadë në Portugali

Nga: D.RR Më: 11 janar 2019 Në ora: 23:05
Kosova hap ambasadë në Portugali

Kosova ka zyrtarizuar ambasadën e saj në Portugali, me ambasador Ylber Kryeziun. Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përcjellë "Bota sot".

Ai ka thënë se Kosova po fuqizohet në botë.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës po fuqizohet në botë.

Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për shtrirjen graduale të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në botë. 
Hapja dhe zyrtarizimi i ambasadës tonë në Portugali u kurorëzua sot me prezentimin e letrave kredenciale nga ambasadori ynë Ylber Kryeziu. Portugalia është shtet i rëndësishëm dhe me histori të pasur ndikimi në pjesë të ndryshme të botës.
Mbështetja e shtetit portugez në vazhdimësi ka qenë e fuqishme për vendin tonë, andaj këtë partneritet tash e tutje do ta thellojmë edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat