Veseli: Ka veç një të vërtetë për UÇK-në, luftë e drejtë në qëllim dhe veprime

Aktuale

Veseli: Ka veç një të vërtetë për UÇK-në, luftë e drejtë në qëllim dhe veprime

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:56
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa do ta mbrojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sikurse këta të dy, Veseli ka thënë se këtë luftë do ta mbrojë secili luftëtarë i UÇK’së.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar per nisjen drejt Hagës së bashkëpartiakêve dhe bashkëluftetarëve të tij, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Ai tha se për UÇK-në ka veç një të vërtetë.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: LUFTË E DREJTË NË QËLLIM DHE VEPRIME. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë.

"Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat