Mustafa: Nëse ka të atillë që nuk kanë bërë luftë të pastër, drejtësia për atë është

Aktuale

Mustafa: Nëse ka të atillë që nuk kanë bërë luftë të pastër, drejtësia për atë është

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:27
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në arenë të fyerjeve.

 "Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, plotë ligje që janë sponsorizu kanë qenë për interesa të individëve. Grupi jonë parlamentar ka ngritur më së shumti çështje në Kuvend të Kosovës. Ky koalicion i ka shkaktuar mjaft dëme Kosovës. 1/3 e ministrave kanë aktakuzë. Gjatë vitit të kaluar një goditje ka qenë edhe deportimi i shtetasve turq. Këshilltar ndërkombëtarë kanë akuzuar Presidentin e vendit", tha Hoti.

Sipas tij, dialogu me Serbi ka hyrë në rrugë të pakthyer, derisa delegacionin  e Kosovës për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur dekorues.

Sipas Hotit, gjendja në shëndetësi kurrë nuk ka qenë më keq.

Ai përmendi edhe grevën e mësimdhënëse, duke ia faturizuar Qeverisë së vendit si dështim.

Hoti tha se është përmbyllur viti me më pak vende punë në Kosovë.

Sa i përket ftesave nga Gjykata Speciale, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se mirëpresin që të gjithë të dalin të pafajshëm, mirëpo nëse ka të atillë që nuk kanë bërë luftë të pastër, ‘drejtësia për atë është’.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e Kadri Veselit, për Gjykatën Speciale. "Është mirë që Veseli të veprojë mbi bazat e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit dhe jo si shef i SHIk-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike

Konferenca e LDK-së (Drejtpërdrejt)

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mbajtur mbledhjen me Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Pas kësaj mbledhje, nga LDK kanë dalë në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat