Djali i dëshmorit lë Kosovën për një jetë më të mirë: Prekës mesazhi nga varri i babait

Aktuale

Djali i dëshmorit lë Kosovën për një jetë më të mirë: Prekës mesazhi nga varri i babait

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:09
Ilir Bunjaki

Ilir Bunjaki nga Komuna e Kaçanikut ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale, derisa nga varri i babait të tij është përshëndetur me Kosovën, duke kërkuar jashtë vendit një jetë më të mirë.

Iliri i ka kërkuar falje prindit të tij, duke shkruar se nuk i ka mbetur zgjidhje më e mirë.

“Më fal Babë, unë nuk doja të ndodhte kështu, por nuk më mbeti zgjidhje tjeter sepse vendi për të cilin luftove sod nuk ka një vend pune për mua, në vendin tim po e lë birin tim do të sjell lule siq të sillja un”, ka shkruar ai duke publikuar edhe foto nga varri i dëshmorit të UÇK’së.

Image

Ilir Bunjaki është djali i dëshmorit Fadil Bunjaki nga Komuna e Kaçanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat