Avokati i Sabahudin Cenës thotë se klienti i tij u ftua nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit

Aktuale

Avokati i Sabahudin Cenës thotë se klienti i tij u ftua nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 22:47
Sabahudin Cena

Mahmut Halimi, avokati i ish-anëtarit të Zonës operative të Pashtrikut, Sabahudin Cenës, ka folur rreth intervistimit të sotëm të klientit të tij në zyret e EULEX-it.

Halimi ka thënë se klienti i tij, Sabahudin Cena, është ftuar nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Cena sipas avokatit të tij nuk është i akuzuar i Speciales në Hagë, derisa është shfaqur i bindur që as nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë ndaj tij po ashtu.

Veç tjerash avokati i Sabahudin Cenës, Mahmut Halimi ka bërë të ditur se klienti i tij do të ketë edhe një intervistim tjetër në zyret e EULEX-it, procedurë kjo e cila do të zhvillohet gjatë ditës së martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat