Ambasadori gjerman në Serbi: Shpreh qëndrimin për afatet e arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Aktuale

Ambasadori gjerman në Serbi: Shpreh qëndrimin për afatet e arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Nga: F.B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:27
Thomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi: Nuk ka ndonjë afat për arritjen e marrëveshjes Beograd-Prishtinë

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Tomas Shib ka deklaruar se nuk ka ndonjë afat që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Shpresojmë se dialogu për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës të përtërihet shumë shpejtë dhe të vij deri tek përparimi”, tha ambasadori gjerman Shib, shkruan gazeta serbe, duke komentuar informatat se shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini ka kërkuar që dialogu të përmbyllet deri në qershor, transmeton gazeta “Bota sot”.

Në pyetjen nëse Berlini do të ushtroj presion më të fortë në Prishtinën për tërheqjen e taksave 100 për qind për mallrat serbe, Shib ka thënë se janë në kontakt dhe shumë herë kanë përsëritur qëndrimin, përfshirë edhe ministrin e punëve të jashtme kanë ftuar pushtetin në Prishtinë të tërheq masat.

Ambasadori Shib ka theksuar se qëndrimi i Berlinit është që Prishtina dhe Beogradi të mbajnë dialogun që ndërmjetësohet nga BE dhe ky format duhet të vazhdoj.

Është e saktë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE dhe ky është një ndër kushtet më të rëndësishme për anëtarësim, sipas tij Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë marrëveshjen për normalizim dhe ata duhet të vendosin si do të duket marrëveshja.

“Nuk kërkojmë që mos të bashkëpunoni me Rusinë në mënyrë që të bëheni pjesë e BE-së“, ka thënë ambasadori gjerman i pyetur nëse Gjermanisë i pengojnë raportet e afërta mes Rusisë dhe Serbisë dhe nëse do ketë presion ndaj Serbisë për ato raporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat