Ahmeti: Përgjegjësit e masakrës së Reçakut të vihen para drejtësisë

Aktuale

Ahmeti: Përgjegjësit e masakrës së Reçakut të vihen para drejtësisë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:34
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke kujtuar 20 -vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se sot duket edhe më e padrejtë moszbardhja e përgjegjësve të kësaj ngjarjeje.

“Padrejtë, shumë padrejtë. 20 vite pas masakres së Recakut, sivjet duket edhe më e padrejtë. Tragjedia që tronditi krejt botën ishte deshmi se bota nuk mund të rrinte duarkryq edhe me një krim ndaj njerëzimit. Pa marr parasysh propaganden e luften speciale të Serbisë për ti minimizuar krimet, nuk duhet asnjëherë të harrojmë. Recaku dhe masakrat e tjera duhet zbardhur e përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, shkruan Ahmeti në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat