Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se bashkëpunimi me Rusinë është me rëndësi përveç tjerave edhe për shkak të sigurisë të furnizimit me gas
Bashkimi Evropian nuk ka drojë nga vizita e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Beograd shprehet kryeministrja Ana Brnabiç dhe porosity se për Serbinë është me rëndësi të ketë marrëdhënies të mira me të gjithë.
Brnabiç këtë deklaratë e bëri sot gjatë vizitës në Strasburg ku është takuar me përfaqësuesit e BE-së ndër të cilët edhe raportuesin e BE-së për Serbi Dejvid Mekalister dhe një ndër temat e bisedës ishte edhe vizita e Putinit në Serbi.
“Mendoj se Be nuk drojë nga kjo vizitë. Ata e dinë se kemi lidhje të afërta tradicionale në kuptimin jo vetëm kulturor por edhe ekonomik” ka thënë Brnabiç shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Ajo u shpreh se bashkëpunimi me Rusinë është me rëndësi përveç tjerave edhe për shkak të sigurisë të furnizimit me gas.
“Një nga rezultatet e kësaj vizite do të jetë siguria në furnizimin me gas. Po shpresojmë edhe për vendim për investime dhe zgjerimin e depos së gasit që është me rëndësi për atë siguri” shtoi Brnabiç.
Ata që eventualisht shqetësohen për vizitën e Putinit, përkujton se vitin që shkoi në këtë kohë në Serbi ka qëndruar kryeministri japonez, që është tregues sa janë me rëndësi për ekonominë dhe politikën raportet e mira me të gjithë.