Kadetët e Policisë nisin trajnimin bazik

Aktuale

Kadetët e Policisë nisin trajnimin bazik

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:00
Kadetët e Policisë

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot filloi trajnimi bazikë i gjeneratës së 54-të, të Policisë së Kosovës.

Kolonel Milorad Corac drejtor i Departamentit për Trajnime në Drejtorinë e Përgjithshme, si dhe  instruktorët e Policisë së Kosovës në Akademi iu dëshiruan mirëseardhje kadetëve të rinj dhe i inkurajuan ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.

Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Trajnimi i cili do të zgjatë deri në shtator 2019 do ta vijojnë 430 kadet të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat