Time Kadrijaj: O Lutë kurrë s’e kuptove, as PDK-ja e as SHIK-u s’të besojnë më, e lëre LDK-ja

Aktuale

Time Kadrijaj: O Lutë kurrë s’e kuptove, as PDK-ja e as SHIK-u s’të besojnë më, e lëre LDK-ja

Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:12
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirit, sipas të cilit taksa do të hiqet dhe do të bie Qeveria.

Kadriaj ka shkruar në Facebook se Hazirit do t’i shkonte për fytyre edhe sikur të thoshte se do të ndryshohen kufijtë.

Por, që sipas saj – tanimë askush nuk i beson atij.

Ndërsa, sipas Hazirit heqja e taksës e rënia e qeverisë do të ndodhin në të njëjtën kohë.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjen qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha Haziri.

Shkrimi i plotë:

Lutfi Haziri: “Taksa do të hiqet e Qeveria do të bie”.

Sa i kish shku për fytyre Lutfi Hazirit me thënë edhe kufijtë do ti ndryshojmë.

O Lut kurrë se kuptove një gjë, që as PDK e as SHIK-u s’të besojnë më, lëre më LDK-ja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat