Taksa, “mollë sherri” për Thaçin e Haradinaj

Aktuale

Taksa, “mollë sherri” për Thaçin e Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2019 Në ora: 08:43
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Profesori dr. Binak Maxharraj thotë se, taksa e Kosovës, për produktet serbe prej 100% është bërë mollë sherri për pushtetarët.

Maxharraj thotë se, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk janë në të njëjtat valë, pasi kanë frekuenca të ndryshme.

Profesori thekson se Thaçi njihet si mashtrues, i cili e gjuan gurin dhe e fsheh dorën.

Ndërsa, për kryeministrin Haradinaj thotë se, është më transparent.

“I pari i shtetit është ai i cili e keqpërdorë miqësinë me Amerikën për interesa te veta dhe te klanit te tij mafioz. Alarmimi i botës për ndarje, copëtim të Kosovës pa vullnetin e popullit do te ishte e para Amerika e cila nuk duhet ta përkrahtë këtë ide, sepse Amerika nuk e çliroi Kosovën qe na ta copëtojmë, ta ndajmë me armikun tonë shekullor, bile as pa kërkuar falje për masakrat e bame ne Kosovë”, shkruan Maxharraj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

TAKSA “MOLLË SHERRI” MIDIS PUSHTETARËVE?!

/Taksa nuk është problem për Amerikën, por problem po e bajnë ndërskamcat e pushtetarëve tanë/

E dimë së Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nuk janë në te njejtat valë, kanë frekuenca te ndryshme, nganjëherë qe te dytë flasin herë ne valë te gjata e herë në valë te shkurtëra. Por, këto ferkvencat e valëve te tyre asnjëherë nuk përputhën. Këtë e verteton fakti qe të dytë njerezit e parë te shtetit, nuk takohën midis vedi, nuk komunikojnë mes vedi për çeshtjet madhore te shtetit, por shtyehn sikur bizonet së kush po kontribuon me shume ne ndërtimin e shetit, ne mbrojtjen e tij,e kush është dhëne ne shkaterrimin e shtetit. Këto te dyja nuk shkojnë bashk. Kjo i ngjanë asaj lojes “ngrehë e mos këputë”

Në këtë sentencë nuk ndertohët shteti. Thaçi ndihet ne tëpër si njeri dinak, mashtrues i cili së: ”pari e gjuan gurin dhe e mshefë dorën”, kurse Harajdinaj nuk mshefë asgje, është më transparent ta thotë pa kurrfarë frige, haptas ate çka e mendon dhe çka është për te miren e vendit, siç është venja e takses për produktet e Serbisë në te mirë te Kosovës, për te cilën Serbia u çmend e çojë botën ne këmbë, bile edhe Amerikën. Në vend se te ulën si dy te paret e shtetit dhe si vellau me vella te bisedojnë se si ta ndertojnë, zhvillojnë shtetin, për ardhmerin e tij dhe te popullit te Kosovës, ata terheqin ne anë te kundërta, njeri kërkon coptim, ndarje, korigjim te vendit ne dobi te Serbisë, kurse tjetri i venë taksa Serbisë për ta mbrojtë vendin nga Serbia.

Secili, i cili i ka dy kokrra mend, i cili është i lëxueshëm apo analfabet, se Amerika ështe ajo që së bashku me aleatet e sajë ne Evropë e çliruan vendin, e çliruan Kosovësn. Pa këtë veprim hyjnor të Amerikës sot as Thaçi as Harajdinaj nuk do te ia dinin vendndhodhjën njeri tjetrit. Se kendejmi është absurde qe bash si bizonet te shtyhen mes vedi se cili po e dashka më shumë Amerikën, ose thanë ndryshe së cili po luan koçe me shumë më Amerikën. Unë jamë i bindur se te dyte e donë Amerikën, dhe nuk mund as qe ka kuptim ti lëxojnë leksikone njeri tjetrit se cili është me proamerikan. Mirëpo, miqesia e jonë më Amerikën mvaret nga sjelljet e pushtetareve tanë. I pari i shtetit është ai i cili e keqpërdorë miqesin me Amerikën për interesa te veta dhe te klanit te tij mafioz. Alarmimi i botës për ndarje, coptim të Kosovës pa vullnetin e popullit do te ishte e para Amerika e cila nuk duhet ta përkrahete këte ide, sepse Amerika nuk e çliroi Kosovën qe na ta coptojmë, ta ndajme me armikun tonë shekullor, bile as pa kërkuar falje për masakrat e bame ne Kosovë. Për vepren hyjnore qe bani Amerika në Çlirimin e Kosovës do te ishte me e pranueshme edhe për vete popullin e Kosoves qe Trepça t’i jipej Amerikës te menaxhojnë se bashku me Kosovën se sa ti jepet Serbisë, përmes do lojrave sekrete për shkembim teritorësh qe po luhan Presidenti me eliten kriminele te Serbisë ne damë të Kosovës.

Shprehja publike i Presidentit Hashim Thaçi së: ”veprimet e institucioneve shtetërore janë duke duke u përcjellë me shqetësim nga Qeveria Amerikane”, etj është një floskuë, rrenë politike, i ngutshëm, kapricioz është ne regjinë e vet Presidentit Hashim Thaçi, shkonë më tepër për rajtingun e tij politik, per te dalë sadopak nga vetmia ne te cilën ka renë, dhe ne situaten ne te cilën e ka sjellë vendin, ku askush nuke flete me njeri tjetrin, kur nuk ulen me u marr vesh si burrat për te gjitha çështjet madhore për vendin, si për coptimin e Kosoves dhe Taksen ndaj mallërave te Serbisë, te cilat me shume e shkaterrojnn Kosovën se sa i ndihmojë. Vjenë ky si një kërcnim për Kryeministrin Hrajdinaj, ne stilin e hoxhes: ”bejë çka te thamë unë e mos benë ate së çka bejë une”, kurse prapa kësaj ftohje qendron vetë Hashim Thaçi.

Nuk është e ndërshme qe te shtihën spica, pyka dhe fite me Amerikënsen, cili është me proamerikan e cili jo midis krerve shteteror, ata duhet qe se bashku te ulën te bisedojn për te ardhmën e vendit pa tensione, për raportet me shtetet tona mike, e sidomos me Amerikën te cillës i jemi mirënjohës përjetësishtë.

Është shumë më mirë, është ne interes te vendit që pushtetarët ti këqyrin, te merren me punët e shtetit dhe jo me punet e pista për pushtet ku secili këqyrë kah xhepi i vete, e jo nga populli të cilin e kanë katandisë ne mjerim e vuajtje, ku secili donë me ika nga Kosova, nga”liria e sajë” e pa përjetuar, ku shumë njerez që jetojnë ne mjerim e skamje, bejnë vetëvrasje sepse nuk kanë së me çka më i ushqy fëmijet e vet. Të gjitha këto po i sheh Amerika se çka po ndodhë me popullin tonë te varfer, ftohjën e sollën korrupcioni, hajnija, plaqkitja e Klaneve Politike-Mafioze te pushtetarve tanë, e nuk e solli taksa e ven kundër Serbis e për interesa te Kosovës, sepse Amerika jamë i bindur se më shumë e respekton interesin e Kosoves se sa te Serbisë.

Kurse Amerika është e jona, nuk ka forcë e cila mund te na prishë popullin e Kosovës me Ameriken, bile aq me pak Thaçi ,te cili aksidentalisht erdhë në pushtet dhe po e luajnë lojen e djallit.

Taksa nuk duhet te hiqet, sepse taksa po e mbron shtetin me shumë se Hashim Thaçi dhe shum pushtetar tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat