Rrahman Jasharaj në aksion, viziton dy shkolla “të mbyllura”

Aktuale

Rrahman Jasharaj në aksion, viziton dy shkolla “të mbyllura”

Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:09
Rrahman Jasharaj

Sot po bëhen 8 ditë kur nxënësit e të gjitha shkollave kosovare kanë mbetur pa vijuar mësimet e rregullta. Kjo pakënaqësi është vulosur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, pas kërkesave të tyre për rritje të pagave në sektorin e arsimit.

Ndonëse Qeveria “Haradinaj” u ka bërë një ofertë, grevistët s’kanë pranuar të njëjtën, dhe kështu po vazhdojnë me mos mbajtje të mësimeve nëpër institucionet arsimore.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që është njëri prej personave më aktiv që po merret me këtë çështje, s’ka ditë që nuk po viziton shkolla të ndryshme.

Kësisoj, Jasharaj ka paralajmëruar se sot do të vizitoj dy shkolla të Obiliqit.

Bëhet fjalë për Shkollën e Mesme Teknike ‘Ismail Dumoshi’ dhe Shkollën Fillore ‘Pandeli Sotiri’.

Se a do të ndërpritet kjo grevë, pritet që edhe sot të dilet me një qëndrim nga kjo Sindikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat