Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, fatkeqësisht, disa figura lindin në popuj të gabuar.
Ai druan se Ibrahim Rugova, Nenë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë nuk janë për ne.
"Ne e zvogëlojmë madhështinë dhe e zbehim dritën. Të parën s’e durojmë e të dytën s’e njohim… Errësirën dhe injorancën i glorifikojmë se brenda tyre jemi komodë, jemi n’siguri. Për të njëjtat arsye suksesi i tjetrit s’na gëzon se na prish rehatinë e errësirës. Na obligon ta rimendojmë mediokritetin kolektiv", shkruan Kraki në Facebook.
Ja postimi i tij në Facebook:
Fatkeqëisht, disa figura lindin në popuj të gabuar.
Druaj se Ibrahim Rugova, Nenë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë s’janë për neve.
Ne e zvogëlojmë madhështinë dhe e zbehim driten. Të parën s’e durojmë e të dytën s’e njohim... Errësirën dhe injorancën i glorifikojmë se brenda tyre jemi komodë, jemi n’siguri. Për të njejtat arsye suksesi i tjetrit s’na gëzon se na prish rehatinë e erresirës. Na obligon ta rimendojmë mediokritetin kolektiv.
Thjesht, ne ende s’jemi gati as për mite as për figura. Madje më duket që s’jemi gati as për madhështi.
Kjo më trishton.