Studentët akuzojnë ministrin Bytyqi për punësime partiake

Aktuale

Studentët akuzojnë ministrin Bytyqi për punësime partiake

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:34
Përfaqësues të universiteteve publike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion para ministrisë së Arsimit

Përfaqësues të universiteteve publike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion para ministrisë së Arsimit, gjatë të cilit kanë thënë se ministri Shyqeri Bytyqi po punëson persona në baza partiake.

Milot Krasniqi, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit, ka thënë se gjendja në arsim po rëndohet çdo ditë e më shumë.

Sipas tij, për t'u pranuar në ndonjë konkurs të MASHT-it, duhet të kesh librezë të NISMA-s.

"Jemi dëshmitar të ndërhyrjeve politike që po bëhen nga ana e ministrit Bytyqi që nga punësimi i të afërmve të ministrit dhe të gruas të tij. Ne si studentë jemi të diskriminuar sepse është e kotë të konkurrosh në konkurset e shpallura nga MASHT-i", ka thënë Krasniqi.

Ata kanë bërë thirrje që kryeministri Haradinaj të kërkojë përgjegjësi nga ministri Bytyqi dhe kanë thënë se nëse nuk merren masa, do të kërkojnë shkarkimin e ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat