Mediat serbe: Shkatërrohet Republika Serbe për shkak të Rusisë, Serbisë, NATO-s dhe Kosovës

Aktuale

Mediat serbe: Shkatërrohet Republika Serbe për shkak të Rusisë, Serbisë, NATO-s dhe Kosovës

Nga: F.B. Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Iniciativa e Bekir Izetbegoviç, anëtar i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës për ndryshimin e emrit të Republika Serbe "është porosi e tërthortë e qendrave perëndimore të fuqisë për udhëheqjen e Republika Serbe që lidhjet me Rusinë dhe Serbinë të jenë më vogla, shkruan "Novosti", transmeton “Bota sot”.

Përveç kësaj si vlerësohet nga analistët, porosia është edhe që Republika Serbe të pranojë hyrjen e Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO dhe të pranohet Kosova.

Sipas gazetës "ndryshimi eventual i emrit mund të sjell efektin domino të Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe praktikisht edhe të marrëveshjes së Dejtonit dhe do shkatërronte dhe anulonte çdo gjë që serbët kanë fituar në atë marrëveshje".

"Me fjalë të tjera, ndryshimi i emrit është fundi i Republika Serbe".

E gjithë kjo po ndodh vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit rus Vladimr Putin në Beograd dhe takimit të tij me Milorad Dodik ish-presidenti i Republika Serbe dhe aktualisht kryesuesi i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mediumi serb transmeton konkluzionet e takimit të Dodikut me liderët e partive parlamentare serbe në parlamentet e Republika Serbe dhe Bosnjës, në të cilat thuhet se apelimi i SDA në Gjykatën Kushtetuese “është veprim anti-kushtetues, anti-serb dhe anti-Dejton".

"Asnjë dhënie e afateve për Serbe nuk vjen në shprehje. Asnjë kushtëzim nuk është i mundshëm. Këtë e hedhim poshtë. Të gjithë do të punojmë së bashku në mbrojtjen më të mirë të Republika Serbe, emrit të saj dhe statusit", ka theksuar Dodik.

"Novosti" përkujton se lideri boshnjak Bakir Izetbegoviç, ish lider i SDA dhe ish-anëtar i kryesisë së Bosnjës dje ka përsëritur se nuk heq dorë nga kërkesa që në emrin e entitetit Republka Serbe të futet edhe boshnjakët dhe kroatët, dhe ka dhënë afat që kjo të bëhet Brenda 6 muajve ose iniciativa do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat