Veseli: Eksporti dhe prodhimi vendor e fuqizojnë taksën e Ushtrinë

Aktuale

Veseli: Eksporti dhe prodhimi vendor e fuqizojnë taksën e Ushtrinë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:18
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me të parin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin.

Pas takimit në një konferencë për media, Veseli ka thënë se ndërmarrësia e fuqizon Ushtrinë e Kosovës dhe taksën e vënë ndaj produkteve serbe.

Sipas  tij, institucionet shtetërore do të bëjnë hapa konkret në lidhje me këtë gjatë javës së ardhshme.

“Bizneset dhe Kuvendit i Kosovës që të jetë në përkrahje të ndërrmarrësisë. Kosova e ka një perspektivë që është ndërrmarrësia, prodhimi, eksporti. Këto e fuqizojnë ushtrisë që po na bëjnë aq shumë entuziazëm, e fuqizojnë taksë, e fuqizojnë shtetin tonë Sovran”, tha ai.

Siç tha ai, Kosova duhet të punojë që të shndrrohet nga një shoqëri konsumuesi në një prodhuese.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë që po bëjnë përpjekje që ligjet të mos jenë pengesë e bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat