Besnik Tahiri: Ariani na e ndali frymën

Aktuale

Besnik Tahiri: Ariani na e ndali frymën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:17
Besnik Tahiri

Kordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se vdekja e Arian Dacit e ka lënë pa frymë. I ka shprehur ngushëllime Familjes Daci derisa ka thënë se Ariani ishte shembull në shoqëri.

“Humbja tragjike e Arianit përveç që është lajm i trisht është një ndarje e papritur që na la pa frymë. Ariani ishte një mik e shok që la pas vetes respekt e kujdes, një djalë i Prishtinës që ishte i brumosur në traditë e i pasionuar dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë, qytetit e vendit”, ka shkruar Tahiri.4

“Ariani, urtësinë e kishte traditë, ndërkaq pasioni dhe energjia sikur i buronte nga lidhja e tij me qytetin e vendin. Shpreh ngushëllimet për Akademik Dacin dhe Familjen, lus të gjejnë forcën në kontributin dhe dashurinë që i dhanë Kosovës!”, ka shtuar ai.

Media ka raportuar se Policia e Kosovës ka konfirmuar se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë. Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat