Matoshi: Do të fokusohemi për krijimin e hapësirave të gjelbëruara

Aktuale

Matoshi: Do të fokusohemi për krijimin e hapësirave të gjelbëruara

Më: 27 janar 2019 Në ora: 09:18
Fatmir Matoshi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinorë, Fatmir Matoshi premton se gjatë vitit 2019 do të intensifikohen aktivitetet në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave. Ai tha se për këtë qëllim kanë përpiluar një strategji, ndërsa është paraparë edhe shtimi i fondeve për Komunat.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë vit do të fokusohet për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, si dhe shtimin e numrit të inspektorëve mjedisor. Kështu tha për Radio Kosovën,  Ministri Fatmir Matoshi. Ai shtoi se këtë vit do të këtë një fokus të veçantë  edhe ndaj kompanive  që merren me pastrim.

“Do të përkujdesemi që të ketë një fokusim me të madh tek kompanitë qe janë të kontraktuara për pastërtinë, përkatësisht ruajtjen e ambientit. Do të  vazhdojmë bashkëpunimin me komunat që të kenë me shume deponi legale për mbetjet ndërtimore. Gjithashtu do të punojmë ngushtë me kompanitë për menaxhim të mbeturinave, në mënyrë që të hyjmë ne fazën e reciklimit të tyre”, ka thënë Matoshi, për Radio Kosovën.

Ministri Matoshi shtoi se në bashkëpunim me MPB tashme ka krijuar ekipin  për themelimin e  Policisë së Gjelbër. Ai tha se udhëzimi Administrativ për gjoba mandatore po vazhdon të zbatohet.

“Janë disa gjoba që janë shqiptuar edhe pse një numër më i vogël i shqiptuar nga inspektoret e Ministrisë së Mjedisit, por një numër me i madh i shqiptuar nga Policia e Kosovës, por edhe nga inspektorët e komunave tjera”, tha ai.

Ndryshe, zbatimi i Udhëzimit Administrativ nga muaji janar 2019 është intensifikuar dhe deri më tani nga Inspektorët Komunal dhe ata të MMPH janë shqiptuar rreth 250 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat