Vërejtja dramatike e Vuçiqit: Do të jetë shumë vështirë nëse nuk gjejmë zgjidhje për Kosovën

Aktuale

Vërejtja dramatike e Vuçiqit: Do të jetë shumë vështirë nëse nuk gjejmë zgjidhje për Kosovën

Nga: F.B. Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:08
Aleksandar Vuçiq

 Gjithnjë e më pak njerëz në Serbi e duan zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse mendojnë se kështu është mirë, sesa më keq nuk mund të bëhet ka thënë Aleksandar Vuçiq në të kundërtën çdo gjë do të bëhet me keq nëse nuk gjendet zgjidhja për këtë problem.

“Do të jetë shumë më keq nëse nuk gjejmë zgjidhje dhe kam frikë, shqetësohem edhe luftoj që të hiqen taksat që të mund të vazhdojmë dialogun. Të jem i sinqertë nëse përmbledhim atë që është e keqe, të gjithë ne që kemi punë që Serbinë ta udhëheqim në limanin e paqes dhe stabilitetit, që të kem ndërgjegjen e pastër kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe një mënyrë përgjegjësinë nuk iu hedhim tjerëve siç ata kanë bërë me ne”, ka thënë Vuçiq në takim me gazetarët me presidentin slloven Pahor.

Ai ka shtuar se sheh ku shpie diskutimi i çështjes së Kosovës në opinionin publik.

“Me tregimet e tyre edhe serbët edhe shqiptarët, por edhe gjyma e botës me përfoljen për diçka që nuk është arritur kanë vrarë dhe ngushtuar kompromisin, ndërkohë që nuk e kanë parë dhe nuk kanë ofruar alternativë”, tha Vuçiq.

Disa flasin se duhet të presim shkatërrimin e botës perëndimore, në anën tjetër shqiptarët thonë se edhe pak serbë kanë mbetur në Kosovë.

“Këto janë tregime të kota, popujt serioz ndryshe sillen ndaj ardhmërisë së vetë, deri sa nuk më ndjekin unë do përpiqem për ardhmëri, ndërsa si do të jetë me trimat që thonë se Kosova është e jona, ndërsa e kanë dhurua para dhjetë viteve do të shohim”, ka thënë Vuçiq.

Duhet të kuptojmë edhe interesat e shqiptarëve, se edhe ata kanë dëshirë sikur edhe bota që ka dëshirat e veta.

“Natyrisht se edhe ne kemi kërkesat tona, nevojat dhe drejtat në ato që duam, por thelbësore është se duhet të shikojmë edhe interesat e huaja. Merkel në Davos ka thënë një fjali duke cituar Veberin se kompromisi është fitore dhe jo humbje, se kompromisi është zgjidhja më e mirë, nëse ka ne do të japim çdo gjë për te”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat