Haki Abazi tregon 4 hapat e shpëtimit të Kosovës

Aktuale

Haki Abazi tregon 4 hapat e shpëtimit të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:33
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se situata në Kosovë është kritike dhe e jashtëzakonshme, duke vazhduar edhe sabotimi i shtetit nga presidenti Hashim Thaçi.

E për një zgjidhje të situatës Abazi thotë se, Kosovës i duhet një qeveri teknike.

Por, ai kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj për të shpëtuar Kosovën.

Ai pohon se, Kosova ka nevojë për veprime që tregojnë pjekuri politike, pasi Kosova nuk është pronë e askujt, derisa shton se këtë gjendje Kosova po e duron që 20 vite.

Ja postimi i plotë:

Situata vazhdon te jete kritike, gjendja është pothuaj e jashtëzakonshme, sabotimi i shtetit nga Presidenti po vazhdon. Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri teknike/ kalimtare:

Për te shpëtuar vendin Ramush Haradinaj duhet jep dorëheqje pasi te bëhen këto hapa:

1. LDK, LVV, AAK NISMA dhe Ekspertet ulen ne tavoline për te bere qeverinë teknike te shpëtimit te Kosovës.

2.Percaktohet data e zgjedhjeve te reja. Zgjedhjet duhet te mbahen me se largu ne fund te Majit/fillim Qershorit te këtij viti.

3 Shpallet moratorium ne dialogun me Serbinë deri ne formimin e institucioneve te dala nga zgjedhjet.

4. Nëse Presidenti refuzon shpalljen e zgjedhjeve partitë dhe qytetaret duhet te largojnë presidentin antishtet.

Shteti ka nevoje për veprime qe tregojnë pjekuri politike dhe asnjë interes nuk është mbi interesin e shtetit. Kosova nuk është prone e askujt e me se paku e njerëzve qe kane lidhje me krimin vendore e ndërkombëtare. Ka 20 vite qe Kosova dhe qytetaret janë duke duruar një gjendje te këtillë dhe këtu duhet te jete fundi i mbajtjes peng te vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat