E dikush nga SBASHK-u kërkon që qysh nesër të nis mësimi, por ka një kusht

Aktuale

E dikush nga SBASHK-u kërkon që qysh nesër të nis mësimi, por ka një kusht

Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:54
SBASHK

Reshit Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se kanë pritur një reagim më të shpejtë të Qeverisë për përmbushjen e kërkesave të arsimtarëve.

Kushaj ka thënë se Ligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta nuk ka qenë meritë e Qeverisë, pasi sipas tij, ky Ligj është poshtërues për ata punëtorë e nuk është ndonjë meritë për lëvdata.

Ai ka thënë se arsimtarët nuk kanë kërkuar rritje të pagave por përmirësim të koeficientëve.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut ka thënë se ata janë të hapur për të bërë korrektimin e koeficientëve, por Qeveria nuk po bënë ndonjë lëvizje konkrete që të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit të tyre dhe ndërprerjes së grevës.

“Le të ulet vlera e koeficientit nga 239 euro në 110 euro, por le të na rritet neve koeficienti sepse si mund të notojmë nxënësit me nota të mëdha kur neve na është vendosur koeficienti 2”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për memorandumet me subjektet politike Kushaj ka thënë se ata nuk mund të injorojnë programet që subjektet politike ofrojnë për mësimdhënësit.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut ka thënë se koeficientët duhet të korrigjohen, ndërsa arsimtarët janë të gatshëm të fillojnë mësimin qysh nga nesër.

“Ne nuk mund të fillojmë punë duke marrë vetëm premtime si Ligji i pagave do të ndryshohet. Të tubohet sonte Parlamenti dhe të ndryshojë Ligjin e pagave, nesër fillojmë punë…”, tha ndër të tjera Reshit Kushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat