Asamblisti i Skenderajt e refuzon pagën me rritje

Aktuale

Asamblisti i Skenderajt e refuzon pagën me rritje

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:43
Beqir Veliu

Teksa disa po kërkojnë rritje të pagave, të tjerë po i refuzojnë pagat e rritura.

Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Beqir Veliu, është deklaruar kundër rritjes së pagave për të dhe kolegët e tij.

Ai ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se është “i pakënaqur” me rritjen e pagës.

Veliu ka deklaruar se e refuzon “në mënyrë kategorike” pagën e rritur prej 530 eurosh në muaj.

Ai ka thënë se s’do rritje page, duke pasur parasysh faktin që bashkëvendës të tij muajin e kalojnë me ndihma sociale prej 75 deri në 120 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat