Pacolli pret në shtëpi komandantin e KFOR-it, diskutojnë për zhvillimet e fundit

Aktuale

Pacolli pret në shtëpi komandantin e KFOR-it, diskutojnë për zhvillimet e fundit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:13
Behgjet Pacolli dhe Lorenzo D’Addario

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur sot në shtëpinë e tij, komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në takim biseduan për zhvillimet në vend, sigurinë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Sot, prita në rezidencën time, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat