Ambasadori Skot: Kufijtë e Kosovës dhe Serbisë janë kufij të shteteve të pavarura

Aktuale

Ambasadori Skot: Kufijtë e Kosovës dhe Serbisë janë kufij të shteteve të pavarura

Nga: F. B. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Kail Skot

Ambasadori amerikan në Serbi, Kail Skot në TV Prva, transmeton “Bota Sot” ka theksuar se është me rëndësi që të dy palët të kthehen në dialog, pasi ka mundësi të arritjes së një marrëveshje në muajt të vijnë, por taksat janë pengesë.

“Kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë që për ShBA janë dy shtete të pavarura duhet të qartësohen dhe të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse deri tek e cila duhet të vijnë Prishtina dhe Beogradi dhe që nuk mund të imponohet nga jashtë”, ka thënë Skot.

Në lidhje me vendosjen e kufizimit dhe zgjidhjes së mundshme, ka theksuar se shprehjes “demarkacion” i jepet shumë rëndësi, kufijtë duhet të jenë të qartë dhe pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ku ndër tjera përfshihen çështja e pasurisë, drejtat e bashkësisë serbe, qarkullimi mallrave, të pagjeturit...

“Të gjitha duhet të jenë në një vend. Duhet zë arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ku do të dihet çka është imja, çka  e juaja, ku është vija ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” theksoi Skot.

Si shembull, ai përmendi se kur në librari në ShBA blen një hartë të Serbisë, ajo në masë të madhe dallon nga harta që blen në Beograd.

"Për ShBA kjo hartë ka kufij që Kosova ka pasur kur ishte krahinë autonome, duke shtuar se shtete e pavarura mund të sjellin vendime për kufijtë e veta dhe për ShBA Kosova dhe Serbia janë shtet suveren dhe pavarura", tha Skot..

Lidhur me letrën dhe kërkesën për taksat Skot ka thënë se “Tramp në letrën drejtuar Vuçiqit ka thënë se është rasti për marrëveshje dhe duhet të shfrytëzohet rasti, nëse jo është dëm që të ik kjo mundësi” tha Skot.

Marrëveshja, sipas tij, duhet të jetë direkte dhe jo e imponuar nga Be apo ShBA, Rusia apo ndokush tjetër.

“Marrëveshja duhet të vij nga këtu, të jetë i përhershëm dhe i realizueshëm, që ndihmon sigurinë në rajon dhe në këtë drejtim është veprimi ynë, ndërsa vendimi mbetet tek palët “ tha Skot.

Në çështjen nëse mund të detyrohen palët që të ulen në tavolinë, Skot shprehet se është në interesin e Serbisë dhe Kosovës arritja e marrëveshjes dhe të dy palët duhet të kthehen në dialog dhe këtë e duan. Por duhet të tejkalohen taksat pas të cilave do të punohen për marrëveshjen dhe normalizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat