Haradinaj: Taksa nuk do të largohet, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do të prishet - Bota Sot
Haradinaj: Taksa nuk do të largohet, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do të prishet

Aktuale

Haradinaj: Taksa nuk do të largohet, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do të prishet

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përkundër presionit të madh nga bashkësia ndërkombëtarë, ka ritheksuar se taksa ndaj mallrave serbe do të qëndrojë deri kur kjo e fundit të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas kreut të qeverisë, taksa nuk është vendosur ndaj Amerikës dhe të gjithë ata që mendojnë që kjo ka prishur marrëdhëniet me ta e kanë gabim.

Haradinaj: Taksa do të jetë deri në njohje

“Taksa ka me mbet deri në njohje, mbane mend çka po them. Kush është me i mençur dhe dinë me bo politikw mirë është me u konsultu me disa historianë me këqyrë si kanë ndodhur disa procese. Mirë është me pa periudhën e Gjergjit tonë. Jo çdoherë perëndimi ka qenë me Gjergjin, e kanë lanë vet më front... pse duhet me ekzistuar taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mu me honger mallin e atij që më ka vrarë, nuk ka njeri në këtë sallë që nuk e ka të vrarë dikë në luftë, ose ka të familjes, ja e ka të pagjetur ia e ka njoftur e na me ble atë mallë. Nuk është lehtë me honger atë mallë”, tha ai.

Duke iu referuar raporteve me SHBA-të, Hardinaj tha se duke qëndruar në të drejtën tonë, ata gjithmonë do te jenë mbrapa Kosovës.

Siç thotë Haradinaj, kur jemi para Rusisë, asnjë marrëdhine me Amerikën nuk do të prishet, vetëm do të forcohet.

Haradinaj: Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, po kundër Rusit

“Në familje mendimi ndryshe nuk është armiqësi, mbane mend këtë. Ata që po nguten që me i përkthy veprimet tona të sotme në prishje të marrëdhënieve me Amerikën, dikush tjetër që i sheh kesh me ta. Nuk është ashtu, kur jemi përballë Rusisë asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk ka me u  prish, kur dinë me nejt në drejtën tënde. Përkundrazi kanë me të vlerësuar më shumë dhe në etapa tjera kanë me të përkahur më shumë. Ne do të rrimë përballë Rusisë, taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, po kundër Rusit. Rusi dhe Serbia, nuk po thojme Serbia, por Rusi kanë punuar me na largu njohjet me pare, me çka dinë ata, dhe na i kanë hekur në mënyrë të fshehtë”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë,  foli dhe për dialogun me Serbinë, ku tha se nuk duhet kushtëzuar dialogu me Serbinë me taksën.

Sipas tij, dialogu duhet vazhduar pa kushte.

Haradinaj: Dialogu duhet të vazhdoj pa kushte

“Ne nuk e kemi kushtëzuar dialogun, na jemi shku në dialog, sot na kanë largu njohjen, nesër jemi ulë. Kanë punuar me çka kanë ditur me punu, nuk na kanë lanë me u bërë anëtar të Interpol-it. Ne nuk e kemi kushtëzuar dialogun. Hashim Thaçi njerëzit e Kosovës kanë shkuar të nesërmen janë ulur. Qysh bon Vuqiçi sot me thanë nuk ka dialog pa e hekur këtë taksë. Nuk ka kushte për dialog. Dialogu duhet me vazhdu pa kushte, nuk bwn me u lidhë me taksë”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me mundësitë e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, kryeministri Haradinaj përsëriti se Kosovës po i kërkohet që të jep diçka në tavolinë.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të japin tokë, sepse kanë dhënë ndër shekuj.

Haradinaj: Shqiptarët kanë dhanë nëpër shekuj mjaft

“Po na thuhet duhet me dhanë diçka për njohje. Kosovë-Serbi në tavolinë. Për çka po flitet, ose me jep territore, tokë. E shqiptarët kanë dhanë nëpër shekuj boll. Nuk bën me jep më, asnjë pllam të këtij vendi, krejt rrethohemi me toka tona. Po na thonë me jep një republikë të Dodik-ut. Ajo është një mini Rusi brenda nesh. Me ta pru Rusin brenda, atëherë jo” u shpreh Hardinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...