Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur pak para fillimit të seancës së vonuar të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet edhe projektligji për buxhetin.
Gjithashtu në rendin e ditës është edhe votimi i ligjit për pagat.
E në lidhje me këtë ka folur edhe ministri Ismaili i cili është shprehur se kjo nënkupton rritje për gjithë sektorin e shëndetësisë.
Ai ka potencuar se kjo nënkupton pagat më të larta nga gjithë shtetet përreth.
Gjithashtu, ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili është shprehur se këto kushte po krijohen që mjekët të mos kenë nevojë të dalin për të punuar jashtë vendit.