Dardan Molliqaj zbulon se Glauk Konjufca ka pasur shef Kadri Veselin në SHIK

Aktuale

Dardan Molliqaj zbulon se Glauk Konjufca ka pasur shef Kadri Veselin në SHIK

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:01
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj thotë se ka bërë një zbulim për ish- partiakun e tij Glauk Konjufcen. Molliqaj thotë se Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Glauku prin sdi sa e dini po Glauku u kanë në PDK në AAK tash është në VV, unë e ftojë Glauk Konjufcen qysh 1 vjet ditë ka qenë në ShIK këtë e kam marr vesh. Mirë është me kallxu ti edhe tjerët një ka një që jeni kanë në ShIK e po du me ta pa moralin edhe etikën”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa për këtë deklaratë Konjufca i është përgjigjur Molliqaj duke i thënë se “i pranoj pretendimet e Dardanit nëse ka fakte për këtë shpifje”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat