Vjen thirrja: LDK dhe VV mund ta mbrojnë Kosovën nga Thaçi pa pushkë

Aktuale

Vjen thirrja: LDK dhe VV mund ta mbrojnë Kosovën nga Thaçi pa pushkë

Nga: N.H Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Gazetari dhe publicisti Rexhep Shahu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se dy partitë kryesore opozitare në vend mund ta ngritin një popull në këmbë për mbrojtjen e Kosovës.

Sipas Shahut, duke e ngritur popullin në këmbë mbrohet Kosova nga presidenti Thaçi pa pushkë.

“LDK dhe Vetëvendosja munden me e ngrit popullin në këmbë me e mbrojt  Kosovën prej Hashimit, pa pushkë...”, shkruan shkurt Shahu në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se në vazhdimësi njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se përafrimi i qëndrimeve të VV-së dhe LDK-se sa i përket një programi qeveritar do t’i garantonte Kosovës një zhvillim të qëndrueshëm dhe fillimin e një stabiliteti politik dhe ekonomik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat