Baton Haxhiu publicisti që është shpesh në qendrën e vorbullës së debatit për çështjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës deklaroi sonte në Opinion, se Sali Berisha ka qenë i pari që ka folur për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës.
Haxhiu përmendi konferencën e Stambollit, ku sipas tij ish-kryeministri ka diskutuar mbi variantin e korrigjimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës.
Ky pohim i Haxhiut, është kundërshtuar nga të pranishmit në studio, Edith Harxhi dhe Andi Bejtja.