Baton Haxhiu zbulon se çfarë u fol mbrëmë në shtëpinë e Thaçit

Aktuale

Baton Haxhiu zbulon se çfarë u fol mbrëmë në shtëpinë e Thaçit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:41
Pamje nga takimi

“Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit”. Kështu e ka cilësuar analisti Baton Haxhiu, darkën e mbajtur në shtëpinë e Hashim Thaçit mbrëmjen e shkuar.

Haxhiu ka pranuar se nuk ka qene i pranishëm në darkë, megjithatë ka analizuar këtë darkë sipas këndvështrimit të tij.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse në këtë darkë u fol për çështjen e Kosovës, Haxhiu tha se ajo darkë ishte: “Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit”, një mendjehapje e Kryeministrit shqiptar për renditjen e problemeve, një fjalim shumë direkt i zotit Veseli e sidomos duke sqaruar marrëdhëniet e Kryeministrit dhe Presidentit dhe natyrisht një miqësi. Mund të themi me pak fjalë si dukej. Më shumë një marrëdhënie për të ndërtuar një mirësi mes liderave në Kosovë. Rama po tregon aftësinë e momentit për t’i lënë përplasjet publike shumë herë të panevojshme, për të bashkrenduar çfarë do ndodhë në muajt e ardhshëm”, tha Haxhiu në studion e “Opinion”.

Mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e Presidentit Thaçi kanë qenë të ftuar për darkë kryeministri i Kosovës Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, Zëvendëskryministri Limaj dhe Kryeministri i Shqipërisë, Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat