Dy skenarët për Kosovën: Nëse ndodhë shkëmbimi i territoreve Kosova humb hiq më pak se 4.4% të territorit, i humb këto qytete…

Aktuale

Dy skenarët për Kosovën: Nëse ndodhë shkëmbimi i territoreve Kosova humb hiq më pak se 4.4% të territorit, i humb këto qytete…

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 00:18

Gazetari nga Kosova, Baron Haxhiu në studion e emisionit “Opinion”, ka saktësuar dy idetë që diskutohen lidhur me një marrëveshje të mundshme mes Kosopvës dhe Shqipërisë që konsiston në shkëmbim territoresh.

Sipas Haxhiut nëse do të bëhej një process demarkimi, Kosova do të humbiste 2.2 përqind të territoreve.

Haxhiu, shpjegoi ndërkohë në hartë se me marrëveshjen e korrigjimit Kosova humb 4.4 % të territoreve.

“Njerëzit që s’e dinë çfarë është veriu, nuk e dinë që Liposaviqi ka qenë komunë e vetme deri në vitet ‘80 dhe tani aty janë krijuar 2 komuna të tjera”, tha Haxhiu.

Ai shpjegoi ndërkohë që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë qenë në tjetër snaxhak. Nëse bëhet një marrëveshje kosova fiton 56 mijë banorë, por humb diku 370 km katrorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat