Haradinaj shqyrton me gastronomët ide kreative për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Aktuale

Haradinaj shqyrton me gastronomët ide kreative për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Shoqatën e Gastronomëve nga Prishtina të udhëhequr nga Petrit Kllokoqi, me të cilët ka biseduar për gjendjen në këtë sektor.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e kryeministrit, me qëllim krijimin e një tradite dhe përfshirjes aktive të Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës në agjendën shtetërore të shënimit të 17 Shkurtit, me përfaqësuesit e kësaj shoqate kryeministri Haradinaj, ka shqyrtuar idetë kreative që kryeqyteti  të promovojë një mënyrë unike të organizimit dhe festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që gërshëton autentiken me bashkëkohoren.

“Po ashtu, kryeministri Haradinaj nga gastronomet është njoftuar për aktivitetet e këtij sektori, sfidat dhe arritjet, duke thënë se sektori privat do ta ketë mbështetjen e Qeverisë, pasi është një prej gjeneruesve të mëdhenj të vendeve të punës”, theksohet në komunikatë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e gastronomeve falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe shfaqën sfidat me të cilat përballen duke kërkuar përkrahjen e Qeverisë për përparimet në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat