Komandantët edhe në këtë mënyrë “dëshmojnë” distancimin nga Rusia!

Aktuale

Komandantët edhe në këtë mënyrë “dëshmojnë” distancimin nga Rusia!

Nga: K.M Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Hashim Thaçi, Sami Lushtaku e Kadri Veseli

Historikisht, nëpër odat apo ndejat shqiptare në Kosovë pihet çaji i quajtur si i rusit. Pavarësisht emërtimit “çaj i rusit” që nuk ka përkuar me orientimin tonë si komb, pro Evropian dhe Amerikan, kjo nuk na ka penguar që të vazhdojmë ta shijojmë këtë pije të nxehtë, që sidomos i ka shoqëruar ndejat e pas darkës, tek çdo shtëpi shqiptare.

 Ky fakt, me sa duket kohëve të fundit ka filluar të ndryshojë në Drenicë, për shkak se shumica e komandantëve më në zë të ish-UÇK-së vijnë nga ky rajon dhe pas luftës kanë udhëhequr me Kosovën, e konsiderojnë si një lloj “paradoksi”, që ta konsumojnë çajin e rusit.

Me sa duket, së fundi këtë “defekt” e kanë kuptuar pikërisht komandantët e kësaj zone, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku e Kadri Veseli, të cilët kanë qenë bashkë në një odë diku në Drenicë dhe çajin e rusit e kanë zëvendësuar me verë. Si për ironi të fatit, kjo nga shumë persona në rrjetet sociale, është parë edhe si distancim nga Rusia, si dhe orientim më i fuqishëm pro-evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat