Nënkryetari i AAK'së ripërsërit: Taksa nuk hiqet pa njohje reciproke

Aktuale

Nënkryetari i AAK'së ripërsërit: Taksa nuk hiqet pa njohje reciproke

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:13
Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se taksa 100 % e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk i ndryshon marrëdhëniet me SHBA-të.

“Marrëdhëniet ekzistojnë dhe do të ekzistojnë edhe në të ardhmen. Këto marrëdhënie, Kosova nuk i ka ndërtuar për një ditë, janë shumë tradicionale dhe nuk ka kush që i prishë”.

“Nëse reagon për një të drejtë tënden, kërkon edhe që të përkrahesh nuk do t thotë se i prish marrëdhëniet me dikë”.

“Do të vijë një ditë që do ta përkrahin Kosovën në këtë drejtim sepse nëse je ai që mbron atë që posedon dhe ajo që është legjitime nuk është askush kundër saj”.

Isufi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nëse Kosova këmbëngul për një të drejtë të saj duhet t’i bindë edhe të tjerët pse po e bën një veprim të tillë.

“Ne jemi të bindur që do të kuptohen sepse e dimë që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur, nuk e kemi bërë rastësisht dhe as nuk di t’i bëjmë gjërat rastësisht”.
“Ato që kanë ndodhur deri tash nuk kanë rezultat me dobi për Kosovën”.

“Jam i bindur do të ndodhin por ne duhet ta kuptojmë se po luftojmë për interesin tonë duke mos i prish interesat e të tjerëve edhe or kundër të ndonjë vërejtje që mund të ketë”.
“Ky është fillimi, do të rezultojnë me dobi për Kosovën”.

Nënkryetari i AAK-së ka ripërsëritur qëndrimin se taksa 100 % nuk hiqet pa njohjen reciproke mes të dyja vendeve – Kosovë dhe Serbi.

“Taksa nuk hiqet pa u njohur dy shtetet. Mund të ndodhë gjithçka por nuk e tërheqim sepse kemi shumë argumente për të mos ta tërhequr. Pa i bërë këto veprime nuk mundemi ne sepse e dimë se kemi të drejtë, i kemi argumentet që po i frohen edhe BE-së, edhe SHBA-së edhe në fund të fundit duhet të bëjmë diçka për të treguar se ky shtet ka zot, është funksional dhe nuk ndihet inferior”.

“Taksa nuk hiqet pa u bërë njohja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat