Reagon Forumi i Gruas së LDK-së për rastin e abuzimit të 16 vjeçares në Drenas

Aktuale

Reagon Forumi i Gruas së LDK-së për rastin e abuzimit të 16 vjeçares në Drenas

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:41
Forumi i Gruas së LDK-së

Forumi i Gruas i LDK-së, është shprehur tejet i shqetësuar për rastin e fundit që ka ndodhur në Drenas, ndaj 16 vjeçares, ku janë të përfshirë zyrtarë të institucioneve që janë të thirrura të edukojnë dhe mbrojnë vlerat njerëzore.

“Rasti i fundit është në dëm të personalitetit dhe integritetit njerëzor të vajzave dhe grave në Kosovë.

Sot, kur ky vend ka shtet dhe institucione për të mbrojtur vajzat dhe gratë të cilat po përjetojnë dhunë, ato në vend se të mbrohen, po torturohen dhe dhunohen fizikisht dhe psiqikisht.

 Andaj, si Forum i Gruas i dënojmë këto veprime dhe i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të japin dënimin e merituar përgjegjësve të këtyre rasteve dhe mos të lejojnë të bëhen dukuri që janë karakteristikë e shoqërive primitive”, thuhet nw reagimin e Forumit të Gruas së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat